Triumfi në Champions League ka vënë në gjumë të thellë Liverpool. Të kuqtë e Klopp kanë lëvizur pak ose aspak në merkato, asnjë lëvizje e madhe, asnjë afrim i bujshëm, vetëm rinovime me lojtarët aktual. Klopp është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion, nuk ka ndërmend të futet në merkato, vetëm në ato raste kur mund ti paraqitet ndonjë okazion, qëllimi kryesor i tij dhe stafit drejtues është të mbajë grupin aktual.


Salah
Salah

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, objektivi kryesor i “The Reds” është të blindojnë Momo Salah. “Faraoni” egjiptian ishte një nga protagonistët absolut në triumfin e Liverpool në Champions League, një lojtar kyç në skemat e Klopp.


Salah
Salah

Kampionët në fuqi të europës janë duke përgatitur një ofertë të re për Salah, një kontratë nga ku do të përfitoj 25 milion euro në sezon. Me këtë ofertë Salah do të shndërrohej në futbollistin më të paguar në Premier League.
(BalkanWeb)


Etiketa: