“Telenovela” Salah është në ditët e fundit, me faraonin, që ndryshe nga se flitet, pritet të qëndrojë sërish në Liverpool. Salah është në vitin që i përfundon kontrata, në të kaluarën e afërt, në çdo dalje publike, ka theksuar se ky do të ishte viti i tij i fundit si i kuq, pasi klubi nuk i kishte ofruar një kontratë të re, por situata është përmbysur totalisht, kjo edhe për faktin si ritmi i tij vijon të jetë mbresëlënës, Salah është aktualisht golashënuesi më i mirë në Premier League.

Nga Egjipti, mediat kanë zbuluar se sulmuesi i tyre do të qëndrojë tek Liverpool, kjo pasi klubi ka arritur të gjejë buxhetin e duhur për të mbajtur Salah në skuadër. Përcaktues në këtë pikë është largimi i Alexander Arnold, me anësorin që pritet të vijojë karrierën në Madrid.

Të kuqtë do të kursejnë mjaftueshëm nga paga e Arnold për të përmbushur kërkesat e Salah. Egjiptiani përfiton aktualisht 25 milionë euro në sezon, sigurisht nuk bëhet fjalë që të kuqtë t’i ofrojnë sërish të njëjtat shifra një lojtari 31-vjeçar, por oferta e tyre e fundit është më e mira në qarkullim.

Në këto kushte, Salah pritet të rinovojë kontratën e tij aktuale për të paktën edhe dy vite të tjera. Arabia Saudite vijon të tundojë me miliona Salah, por me sa duket nuk ka ardhur ende momenti për një transferim të tillë, pasi egjiptiani, përtej moshës, vijon të ketë një ritëm të admirueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: