Philippe Coutinho është çdo ditë e më afër të bërit lojtar i skuadrës katalanase, sipas sinjaleve që mbërrijnë në Barcelonë nga Liverpool. Çështja e fundit ka qenë asgjë më pak se trajneri i “Red”, Jürgen Klopp, i cili para ndeshjes Leicester-Liverpool, që do të luhet në “Anfield”, minimizoi rëndësinë e një detaji në disa sektorë, që ishin interpretuar si një provë e dashurisë së përjetshme midis Coutinhos dhe Liverpool, statusin e tij si kapiten në ndeshjet e fundit. Klopp u kujdes për të njohur se shiriti i Coutinhos ka të bëjë me shkëlqimin e tij në ndeshjet e dhjetorit: “Eshtë thjesht një shirit, – tha ai. – Nuk është një mesazh për të gjithë. Unë nuk dua që kjo situatë të përjetohet aspak si diçka romantike. Hendo dhe Milly nuk janë duke luajtur dhe unë kam për të gjetur një kapiten. Dhe në dispozicion, më i gjati në ekip, është Coutinho”.

Të vetëdijshëm se ndonjë nga fjalët e tij në lidhje me brazilianin është shikuar me xham zmadhues, Klopp hapi një derë të vogël dalëse të “playmakerit” brazilian. “Unë do të them që, nëse jap shiritin e kapitenit, mund të ketë efekte të ndryshme. Ai mund t’ju rritë, por gjithashtu mund t’ju vërë nën presion”, – shtoi ai, shkruan telesport. Përtej çështjes së kapitenit, një gjest që është analizuar nga të gjitha pikat e mundshme të mendimit është se, Liverpool vazhdon të shqyrtojë mundësitë e ofruara nga merkatoja dimërore, për të rindërtuar “fuqinë punëtore” të vetën nëse lojtari brazilian largohet nga klubi, me fatin e destinuar te Barça, qoftë në janar, ose në verën e ardhshme. Në këtë kuptim, Liverpool, pas nënshkrimit me Virgil van Dijk të Southampton, po ndjek nga afër mesfushorin gjerman, Leon Goretzka të Schalke 04, të cilit kontrata I përfundon në qershor, si një zëvendësim të mundshëm për Coutinho.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb