Liverpool po mendon për rinovimet. The Reds është i kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit francez, Ibrahima Konate, çka ka bërë që klubi të nisë bisedimet me futbollistin për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2026, por Liverpool nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë, ndaj kërkon firmën sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ka optimizëm në “Anfield” për një akord të ri mes palëve, që parashikon rinovimin edhe për disa vite të tjera.

“Liverpooli është i bindur se do të përfundojë marrëveshjen për një akord të ri me Ibrahima Konaten, pasi bisedimet tani po përparojnë mirë”, Shkruan Fabrizio Romano. Konate ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb