E ardhmja e Philippe Coutinho duket larg Barçës dhe disa klube kanë qenë të interesuara për shërbimet e brazilianit, i cili aktualisht po luan në Copa America me ekipin e tij.


Mesfushori nuk shfaqet në posterat promovuese të turneut që Barça do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara dhe është publikuar pak ditë më parë se Coutinho do të mirëpriste një lëvizje në Paris Saint- Germain.


Megjithatë, PSG nuk është i vetmi ekip i interesuar për trasferimin e Coutinhos. Përveç kampionëve francez, futbollisti i talentuar ka qenë në radarin e Chelsea, para hyrjes në fuqi të sanksioneve të  FIFA-s  por një tjetër ekip Premier Ligës  mund ta mirëpriste.


Bëhet fjalë për Liverpulin, ish-klubin e Coutinhos, që do ta vlerësonte mundësinë e rikthimit të lojtarit. Kështu thotë portali “Le10Sport”, i cili tregon se vështirësia kryesore e rikthimit të tij në Anfield është paga e lartë e lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb