Lojtari i Liverpool, Van Dijk doli në konferencë në prag të ndeshjes në Champions League kundër Milan.

“Për mendimin tim ne kemi një grup shumë të mirë që me të vërtetë e kuptojnë se kjo sfidë ishte e papranueshme, zhgënjyese dhe ne të gjithë e dimë se të gjithë mund të bëjnë më mirë, dhe e vetmja mënyrë për ta treguar këtë është të martën kundër Milan. Kjo është ajo në të cilën do të fokusohemi.

Kemi kaluar humbje dhe momente të vështira së bashku dhe mendoj se duhet të qëndrojmë të qetë dhe do të qëndrojmë të qetë. Ne kemi nevojë për të gjithë skuadrën. Të gjithë e dimë se pas pushimit ndërkombëtar do të jetë një ndeshje çdo tri ditë, kështu që ne kemi nevojë për të gjithë në formën më të mirë”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb