Arne Slot, trajneri i Liverpool foli për mediat pas fitores 2-1 ndaj Ëest Hamit.
“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndoshta duhet të kishim shënuar të dytin. Ata mund të kishin shënuar dy ose tre gola në disa momente. Mund them se ishte ashtu si në javën e kaluar kur Fulham shënoi tre gola në 15 minuta. Sot ishim me fat që Alisson shpëtoi shumë mirë disa raste. Mënyra se si pësuam ishte një zhgënjim i madh, por djemtë treguan veten.
Mendoj se 33 ndeshjet e deritanishme kanë treguar se sa e vështirë është për ne të fitojmë një ndeshje futbolli. Duket e çuditshme kur ke kaq shumë pikë përpara, por kjo është situata në Premier League për momentin”- tha ai.