Show brenda showt. Hyrja në fushë e Kinsey Wolanski gjatë ndeshjes Liverpool-Tottenham i ka sjellë bukuroshes seksi të ardhura ekonomike të majme.


Që nga Instagrami, i cili nga 300.000 ndjekës arriti në 2.5 milion përpara se të bllokohej momentalisht, por mbi të gjitha sipas Apex Group Marketing, ka bërë që website hot i të fejuarit të saj, ku shfaqet me kostum seksi, të fitojë 3,5 milion euro.


Kinsey Wolanski (emri i artit Kinsey Sue) është vajza që të shtunën e kaluar në mbrëmje gjatë finales të Champions Tottenham-Liverpool, ka hyrë në fushë duke vëmendjen e të gjithëve falë formave të saj seksi.


Modelja, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy (ish aktor porno dhe sot një youtuber i suksesshëm dhe pronar i një website për të rritur), për pak orë është bërë një yll në Instagram. Kinsey përpara shfaqjes së saj në stadium kishte më pak se 400 mijë ndjekës, ndërsa sot ajo numëron më shumë se 2 milion….

Modelja amerikane duhet të paguajë një gjobë prej 15 mijë euro për shkak të futjes së saj në fushë, por duke bërë llogari, e gjitha kjo ja ka vlejtur.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri