Liverpool vijon të fitojë në Premier League dhe të ecë me hapin e liderit të padiskutueshëm drejt titullit kampion. Edhe ndaj një kundërshtari që ka bërë mirë deri më tani në këtë sezon siç është Bournemouth, “The Reds” nuk falin teksa triumfojnë me rezultatin e pastë 0-2. Një 11 metërsh i fituar nga Gakpo, shndërrohet në gol nga Mo Salah në minutën e 30. Vendasit do të gjenin barazimin me Brooks, 8 minuta më vonë, por me golin që do të anulohej nga VAR, për pozicion të parregullt. Golin që do të mbyllte përfundimisht llogaritë do ta shënonte sërish egjiptiani Salah, këtë herë me një gol siç di ai të realizojë, kur me të majtën gjen trekëndëshin e portës së vendasve. Një tjetër sukses që bën që “The Redsat” të arratisen në majën e renditjes, ku tashmë numërojnë 56 pikë.
Ndërkohë skuadra më simpatike këtë sezon, që vijon t’i mrekullojë të gjithë është Nottingam Forrest. Të shtunën skuadra e Forrest regjistroi fitoren më të thellë të historisë së saj, teksa mundi me shifrat 7-0 Bighton. Një sukses i jashtëzakonshëm për këtë skuadër, që tashmë duket se konsolidon pozitat e saj në vendin e 3 të renditjes me 47 pikë. Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi nga Zelanda e Re, Chirs Wood që realizi një tripletë, duke i çuar në 17 realizimet për të në këtë sezon, duke qenë një nga golashënuesit më të mirë në ishull këtë sezon deri më tani.