Liverpooli duket që ka probleme të theksuara në repartin e sulmit, ndaj po synon që në këtë merkato të nënshkruaj me sulmuesin Mauro Icardi. Mediat në Angli kanë shkruar të dielën se sulmuesi i Interit pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers. Ky i fundit me çdo kusht dëshiron një sulmues, pasi Balotelli nuk po arrin të përmbush kërkesat e tij. Icardi nuk është i vetmi lojtar që kërkohet nga “Reds”, pasi i tillë është edhe sulmuesi i PSG-së, Ezequiel Lavezzi. Interesim për anëtarin e Interit ka shfaqur edhe skuadra e Atletico Madrid, kurse çmimi i 21-vjeçarit që ka kontratë me Interin deri në vitin 2018, është 40 milionë euro.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: