Liverpul ka siguruar shërbimet e futbollistit të RB Liepzig Naby Keita për shifrën rekord të 50 mln eurove, por sipas raportimeve ai do t’i bashkohet anglezëve në verën e ardhshme, më 1 korrik të 2018.

Lajmin e ka konfirmuar korrespondenti i “The Times” Paul Joyce i cili shprehet se tifozët e kuq duhet të presin deri sezonin tjetër për të parë Keita në “Anfield”. Joyce ka zbuluar lajmin e bujshëm nëpërmjet Tëitter-it: “Liverpool arrin marrëveshjen me RB Leipzig për Naby Keita i cili do të transferohet verën e ardhshme.”

“Liverpool e ka bërë pagesën që tani duke shfrytëzuar klauzolën 50 mln euro të lojtarit.” Jurgen Klopp kishte gjatë gjithë verës që mundohej të transferonte në Angli talentin e “Bundesligës” por RB Leipzig nuk e shiste me asnjë çmim. Në kontratë kishte një klauzolë që e lejonte të largohej në fund të këtij sezoni. Për të shmangur konkurrencën, Liverpool ka finalizuar që tani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: