Premier Liga luajti këtë mbrëmje takimet e javës së 28-të, ku të mëdhatë nuk falën. Liverpuli fitoi bindshëm me shifrat 5-0 ndaj Uotfordit, me dopietat e Sadio Mane dhe Virxhin Van Dajk, si dhe me realizimin e Divok Origi.
Hapin nuk e ndali as Mançester Siti, edhe pse fitoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Uest Hemit. Për ekipin e Guardiolës, mjaftoi Serxhio Aguero, me një penallti në minutën e 59-të.

Fitore shënoi në transfertë edhe Mançester Junajtid, 1-3 ndaj Kristal Palas. Dopieta e Lukakut dhe goli i Jang, bënë të pavlefshëm realizimin e vendasve nga Uard.

Ndërkohë, një fitore të thellë mori edhe Arsenali, me shifrat 5-1 ndaj Bërnmuthit, ndërsa supersfidën e mbrëmjes mes Çelsit dhe Totenhemit, pa ekipin e Sarrit fitimtar. Pedro dhe një autogol i Tripier, bënë që blutë të marrin pak frymë, pas humbjes së Kupës së Ligës ndaj Sitit.

Tashmë pas këtyre rezultateve, Liverpuli mbetet i pari me 69 pikë, ndërsa Siti një pikë më pak në vendin e dytë. Arsenali në vendin e katërt me 56 pikë, dhe Mançester Junajtid një vend e një pikë më poshtë, ndjekin Totenhemin e vendit të tretë me 60 pikë. Ndërkohë, ngjitet edhe Çelsi, teksa e sheh veten në vendin e gjashtë me 53 pikë.

Arsenal-Bërnmuth 5-1

Sauthempton-Fulhem 2-0

Çelsi-Totenhem 2-0

Kristal Palas-Mançester Junajtid 1-3

Liverpul-Uotford 5-0

Mançester Siti-Uest Hem 1-0

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: