Skuadra e Liverpulit ka fituar derbin e Premier Liges ndaj Arsenalit me rezultat 4:3.

Djemtë e Jurgen Klopp kanë arritur të shënojnë katër gola, për të fituar në fund ndaj Arsenalit me rezultat 4:3. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët shënuan me anë të Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 31-të.

Kur luhej minuta e fundit e pjesës së parë, ishte mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, i cili barazoi rezultatin.

Pjesa e dytë filloi furishëm për Liverpulin, të cilët shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 49-të me Adam Lallanan dhe në minutën e 56-të me Coutinhon, i cili shënoi golin e dytë personal.

Liverpuli thelloi edhe më shumë epërsinë me Sadio Manen, i cili shënoi në minutën e 63-të për 4:1.

Në vazhdim të ndeshjes Arsenali shënoi edhe dy herë, me Ox Chambarlain në minutën e 64-të dhe Calum Chambers në minutën e 75-të, por pa arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Premier Ligës.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: