Endrra titull për Liverpulin është kthyer në një obsesion për tifozët dhe drejtuesit, që duan me patjetër të triumfojnë në kampionat, triumf që u mungon që prej vitit të largët 1991.

Ndaj për këtë qëllim, në çdo merkato verore, klubi i kuq nuk e mban dorën në shpenzimet që bën, duke kërkuar t’i ofrojnë Jurgen Klopit kontigjentin e duhur për të rivalizuar denjësisht me “big”-ët e tjerë, sikundër Mançester Siti, çelsi, Arsenali, Totenhemi apo Mançester Junajtid.

Kështu, sipas asaj që publikon italiania “La Repubblica”, Liverpuli ka bërë gati 70 milionë euro për shtatshkurtrin Insinje. 27-vjeçari është lojtari më i talentuar i Napolit dhe një shifër e tillë duket se mund të kënaqë De Laurentisin e “pangopur”.

Insinje menaxhohet nga Mino Raiola, i vetmi që mund t’i mbushë mendjen De Laurentisit të shesë sulmuesin e tij, që deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 11 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb