95- Përfundon gjithçka, Liverplu mposht Totenhemin 2-0 dhe fiton Champions Leaguen e gjashtë në histori! Tifozët e “Reds”-ave ushtojnë në “Wanda Metropolitan”. Klop ngre më në fund trofeun e ëndërruar pas 14 vitesh.


87- Gol Liverpuli! Vjen goli i dytë i ndeshjes, shënojnë sërish “Reds”-at me Divok Origin, që përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe shënon gol falë një diagonaleje të saktë, gol që praktikisht i jep trofeun skuadrës së Klopit.


Fbl Eur C1 Tottenham Liverpool
Fbl Eur C1 Tottenham Liverpool

80- Luhen 10 minutat e fundit të kohës së rregullt. Liverpuli vijon të mbrojë avantazhin e minutës së 2-të, ndërsa pak minuta më parë i ka shkuar pranë dyfishimit me Milner, por e djathta e tij e rreptë përfundoi ngjitur me shtyllën. Poçetino ka hedhur në fushë Lukas Mourën me shpresën që të ndodhë sërish mrekullia e Amsterdamit. Dele Ali, i shkoi shumë pranë golit në të 79-ën, ndërsa Alision bën një pritje të dyfishtë ndaj Son dhe Lukas Mourës.


Gettyimages 1153083834
Gettyimages 1153083834

45- Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Totenhemit dhe Liverpulit, fraksion loje që po fitohet me rezultatin 1-0 nga ana e Liverpulit pas golit me penallti të shënuar nga Mohamed Salah. “Spurs”-at u vunë në ndjekje të barazamit, por nuk arritën dot të çanin mbrojtjen e Liverpulit, ndërsa këta të fundit administruan epërsinë.

Fbl Eur C1 Tottenham Liverpool
Fbl Eur C1 Tottenham Liverpool

1- Ka startuar në këto çaste më parë në “Wanda Metropolitano” të Madridit, finalja e vlefshme për trofeun më prestigjoz të kontinentit, Uefa Champions League. Totenhemi dhe Liverpuli janë në kërkim të lavdisë, “Spurs”-at për herë të parë në karrierë, “Reds”-at për suksesin e gjashtë. Takimi nisi me një minutë heshtjeje në kujtim të Hoze Antonio Rejesit, ish-lojtarit të Seviljes, Arsenalit dhe Real Madridit, që humbi jetën paraditen e sotme pas një aksidenti automobilistik.

Por dridhërima që në sekondën e 26-të, kur Sisoko prek me dorë topin e harkuar nga Mane dhe për gjyqtarin Skomina ka 1-metërsh, të cilin e kthen në gol Mohamed Salah!

(Balkanweb)