Liverpool ka shkatërruar  Huddeersfieldin me rezzltatin e thellë 5-0 duke u ngjitur përkohësisht në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.

Vendasit kaluan shumë shpej në epërsi, pasi mesfushori Naby Keita realizoi golin e parë 15 sekonda pasi filloi ndeshja. Goli i dytë u shënuar nga sulmuesi senegalez Sadio Mane pas asistimit nga Andrew Robertson në minutën e 23-të.

Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim të pjesës së parë, Liverpool gjeti edhe njëherë golin ku me Mohamed Salah. Sadio Mane (66) dhe Salah (83), shënuan edhe nga një gol në pjesën e dytë për ta kompletuar fitoren e Liverpoolit 5-0.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb