TIRANE

Në një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, tha se 13 persona janë plagosur në protestën e opozitës, nga të cilët, 10 policë.

Lleshaj cdo përpjekjeje për të destabilizuar është e kotë pasi policia është e vendosur për të mos e lejuar atë.


“Sapo zhvillova një vizitë tek të plagosurit. Janë 10 policë dhe 3 qytetarë që janë plagosur si rezultat i sulmit kriminal. Është për të ardhur keq, e papranueshme. Përpjekja për të destabiluzuar, për të krijuar dhunë është e pashpresë sepse policia e Shtetit është e vendosur.


Dua ti bëj të qartë Lulzim Bashës që ka në konton e tij llogari të errëta, 4 të vrarë dhe sot prodhon 10 policë të plagosur, dua t’i them se dhuna nuk është opsion. Qytetarët të distancohen nga ky grup që po shkakton gjëmë të madhe Shqipërisë prej vitesh.” përfundoi Lleshaj fjalën e tij.


(BalkanWeb)