Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka befasuar nga Shkodra me një deklaratë lidhur me postin e tij si minstër i Brendshëm.
Lleshaj thotë se në zgjedhjet e 25 prilli të 2021 do të jetë ministër. Ai madje deklaroi se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
LLESHAJ: Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet e 2021, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj.
PYETJA: Me apo pa ju?
LLESHAJ: Me, me (Duke buzëqeshur)
Pikërisht kjo deklaratë rrëzon atë të parën, nga Vlora kur Lleshaj tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri, dhe as ministër. Ky artikulim erdhi fill pas zërave që në kabinetin e qeverisë Rama do të bënte lëvizje.
Shahini është e para e cila është larguar nga posti i Ministrisë së Arsimit, dhe madje nuk do të jetë as në zgjedhjet e 2021. Ajo u zëvendësua nga deputetja e PS për Elbasanin, Evis Kushi. Por duket se Lleshaj do të jetë në krye të Punëve të Brendshme deri për zgjedhje.
(BalkanWeb)