TIRANE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh se fishekzjarrët janë ndaluar nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë Ramën.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj thotë se ndalimi i lëndëve të rrezikshme piroteknike i shërben sigurisë publike dhe jetës njerëzore, ndërsa sipas tij festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.

Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”- shkruan Lleshaj.

C250c7dc 6e5f 4905 9829 253f515dad55
C250c7dc 6e5f 4905 9829 253f515dad55

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb