TIRANE

Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Parlamentit, ku banorët të Unazës së Re tentuan të hynin me forcë në këtë institucion, vjen një lëvizje nga ministri i Brendshëm Sander Lleshaj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Lleshaj ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka.

Mësohet se Lleshaj ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës ku të dëmtuar mbeten 15 punonjës policie, mes tyre 2 më rëndë. Po ashtu të plagosur mbetën edhe tre protestues.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb