Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë në MB “Manaxhimi i çështjes” u shpreh se është bërë shumë punë në modernizimin e policisë. Lleshaj tha se modernizimi i policisë bën që të luftohet më mirë krimi.

“Është bërë tepër punë në modernizimin e policisë. Modernizimi i polici i jep forcave policore epërsi ndaj krimit. Policia shqiptare është e vendosur në rrugën e saj për të luftuar kriminalitetin”, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj nënvizoi se policia shqiptare ka mbështetjen e amerikanëve.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb