Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një vizitë në Kroaci, ku është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Dr. Davor Božinović.

Lleshaj shkruan në “Facebook” se Božinović ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të Kroacisë mike për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Lleshajt:

Pas një takimi dypalësh në Zadar, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacisë Dr. Davor Božinović, ku diskutuam rreth marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë, së bashku morëm pjesë dhe përshëndetëm Konferencën Shkencore Albanologjike “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea”

Kjo konferencë, e organizuar nga Revista “Shejzat – Pleiades” dhe Universiteti i Zadarit, është e treta në serinë e aktiviteteve të rëndësishme për albanologjinë dhe përfaqëson një platformë unike në llojin e vet, duke mbledhur kontributin shkencor të studiuesve më në zë, të albanologjisë nga Universitetet dhe Qendrat prestigjioze europiane të kërkimit, nën koordinimin e palodhur dhe profesional të Prof. Dr. Ardian Ndreca.

Në “Aula Magna” të Universitetit të Zadarit u prezantuan rezultate shumë të rëndësishme të kërkimit shkencor nga autoritetet më kompetente të albanologjisë duke shënuar një hap tjetër të suksesshëm në fushën e studimeve shqiptare.

Bashkë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacicë Dr. Davor Božinović, patëm edhe një komunikim me mediat, ku u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi në kuadër të FRONTEX dhe EUROPOL për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe migracionit të paligjshëm.

Dr. Božinović ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të Kroacisë mike për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Vizita në Zadar ishte një mundësi e bukur për të njohur edhe disa gjurmë të rëndësishme shqiptare, që lidhen me praninë e gjatë të komunitetit arbëresh në këtë qytet ?? ????

0b53c01b 226d 4f56 A6bc 93f59ba41f78
0b53c01b 226d 4f56 A6bc 93f59ba41f78
5d99e0e4d3a8clleshaj
5d99e0e4d3a8clleshaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb