Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është takuar sot me Prefektët, përfaqësues të Njësive Vendore dhe të zyrave të Gjendjes Civile për Adresarin dhe listat zgjedhore.

Ministri apeloi të punohet më shumë në lidhje me adresat. Ai tha se është e papranueshme që një person që mban pasaportë shqiptare të mos deklarojë edhe një adresë të qartë.

“Situata është paradoksale, edhe në dokumentet zyrtare nuk vendoset adresa. Po punojmë për një hapësirat e nevojshme ligjore që të mos iu ofrohet shërbim atyre klientëve që nuk kanë adresë. Do ketë probleme dhe për njerëzit që kanë një pasaportë dhe nuk kanë një adresë”,- tha Lleshaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb