BERLIN

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar në “Twitter” pamjet e takimit me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann, ndërsa flet për bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Shtetit. Lleshaj thotë se ky takim konfirmoi edhe perspektivën më të mirë në fushat e kontrollit të kufirit.

“Takimi me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe perspektivën edhe më të mirë në fushat e kontrollit të kufirit, forcave speciale dhe arsimimit policor ??????”, shkruan Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb