TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Te paekspozuarit’ në News24, Juristi Çlirim Gjata vlerëson se është e drejtë e presidentit të interpretojë kushtetutën siç e kanë edhe institucionete tjera apo edhe individë. Lidhur me refuzimin e Sander Lleshit si ministër i brendshëm, Gjata tha se presidenti ka të drejtë edhe të mos i bëjë publike argumentat e këtij refuzimi sepse jo çdo argument mund të bëhet publik.

“Presidenti i republikës, ka të drejtë të interpretojë kushtetutrën vetë. Është e drejta e tij si e cdo institucioni apo edhe individi. Secili e interfpreton kushtetutën dhe nëse ka përplasje interpretimesh shkohet në gjykaytën kushtetutëse dhe atje merr përgjigje. Zvministri nuk ekziston pa ministrin, megjithatë Rama ka thënë se kështu e interpretoj uën kushtetutën. Pra është e drejta e të gjtihëve ta bëjnë interpretimin e kushtetutës.

Pra dispozita kushtetutese, e përcakton presidentin si një filtër. Presidenti ka të drejtë ta kthejë një herë dekretin dhe herën e dytë nuk e ka këtë të drejtë. Pra është një filtër. Ndërkohë presidenti nuk mund të vendosë firmën me sy mbyllur për çfarëdo që sjell kryeministri. Përndryshe nuk mund të ekzistonte dispozita kushtetutëese, pra presidenti si filtër. A ka apo nuk ka argumente, e di presidenti. Por ka diçka, bërja publike e argumentëve është tjetër gjë. Ka shumë gjëra që nuk bëhen publike. Sidoqoftë, nuk mund ta shmangim presidentin si një filtër”, tha juristi Çlirim Gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: