Mosdekretimi i Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm, nga ana e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, solli debate të forta në politikë. Kryeministri foli për krisje te marrëdhënieve me presidentin, ndërsa e dërgoi serish emrin e Sandër Lleshit për dekretim.


Por çfarë ka ndodhur në shtetin italian, ku presidenti ka rrezuar disa dekrete ministrash, dhe që ka më pak kompetenca se Presidenti i Shqipërisë?


Në kushtetutën e Italisë, ashtu dhe në atë të Shqipërisë, në asnjë moment nuk thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të rrëzojë dekretin e propozuar nga kryeministri. Madje në Itali, Presidentët e kanë ushtruar katër herë kompetencën për të refuzuar një propozim për emërim ministri. Gjithashtu neni 92 i Kushtetutës italiane është i njëjtë me nenin 98 të Kushtetutës sonë.


Ne videon e realizuar ne studion ligjore te ish ministrit te drejtësisë tregohen 5 fakte italiane dhe shpjegon se si janë sjellë presidentët e Italisë kur kanë rrëzuar dekretin e kryeministrit dhe çfarë parashikon kushtetuta e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb