DIBER

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës ka anuluar lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër.  Vendimi vjen një ditë pas vizitës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Peshkopi. Kujtojmë që vendimi i dhënies me koncension u dha në dhjetor.

Ministrja Xhaçka u shpreh se vendimi i dhënies në përdorim për 5 vjet të ujërave termale është abuziv, ndërsa paralajmëroi edhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

 Vendimi

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë

Nga ana e AMBU-së është bërë verifikimi në terren i situatës dhe kontrolli i procedurës dhe dokumentacionit tekniko-ligjor dorëzuar nga subjekti.

Me anë të shkresës nr.150 prot datë 28.1.2019 “Kërkesë për tërheqje dokumentacioni” AMBU i është drejtuar Zyrës së Administrimit të Basenit Ujor Drin Bunë, duke kërkuar dokumentacionin origjinal në lidhje me praktikën e mësipërme i cili është marrë në dorëzim me procesverbalin përkatës, korrespondenca zyrtare që është ndjekur si dhe praktika për organizimin e mbledhjes dhe vendimmarrjes

  1. Rezultatet e hetimit administrativ nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore   Nga shqyrtimi i dokumentacionit tekniko-ligjor mbi bazën e së cilës është dhënë leja e mësipërme rezultoi se:
    1. Nga verifikimi i koordinatave të veprës së marrjes të paraqitura në projektin teknik rezulton se ato nuk përputhen me burimin ekzistues që merr ujë sot. Qendra Balneare  e Peshkopisë, por janë të pozicionuara rreth 200 m në lindje të kësaj pike. Kuota Z e veprës së marrjes nuk është  e saktë pasi edhe nga harta 2500 rezulton të jetë rreth 720 m dhe jo 602 m. Projekti dhe vizatimet janë me kuota të sakta referuar hartës, por që nuk përputhen me lejen e zbardhur dhe aplikimin.
    2. Koordinatat e pikës së shkarkimit janë rreth 150 m në perëndim të veprë së marrjes dhe 50 m në lindje të burimit ekzistues. Shkarkimi në këtë pikë është i paqartë i paplotësuar me projekt (referuar vizatime grafike të shkarkimit). Gjithashtu, pika e shkarkimit referuar koordinatave të dhëna nuk përputhet me përshkrimet  e bëra në relacionet përkatëse.

 

 

Keshilli Ujor
Keshilli Ujor
Keshilli Ujor 1
Keshilli Ujor 1

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: