Ina Nuka, efektivja 24-vjeçare që mbeti e lënduar pas përplasjeve me protestuesit ditën e djeshme tek parlamenti, është nisur mbrëmjen e sotme drejt Ankarasë për trajtim mjekësor më të specializuar. Në një video të postuar nga kryeminitri Edi Rama në Facebok, vërehet edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ndodhet aty për ta përshëndetur efektiven dhe familjarët e saj.

“Bëhu e fortë sepse ajo na ka bërë neve të gjithëve të fortë. Dhe do bëhet mirë”, i thotë Sandër Lleshi të ëmës së efektives së forcave “Shqiponja”, të plagosur në protestën e së enjtes para parlamentit.  Efektivja Ina Nuka në përpjekje për të hequr një kapsoll që i ra në qafë gjatë përplasjeve me protestuesit, plagosi gishtin e madh të njërës dorë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb