NGA ENRIK MEHMETI*

VLORË- Ulja e temperaturave e shoqëruar me dëborën nuk ka sjell vetëm probleme. Parku turistik i Llogorasë është kthyer në një atraksion për familjet nga qyteti bregdetar por edhe jashtë saj, të cilat kanë kaluar një kohë të këndshme pranë vendeve me më shumë borë.

Shumë qytetarë u përqendruan në zonën e Qafës së Llogorasë, ndërkohë që më pak borë ka pasur në pjesën e poshtme. Ndryshe nga një ditë më parë ku rruga ishte e bllokuar dhe u shënuan 4 aksidente pa pasoja të rënda për shkak të ngricave lëvizja ditën e sotme bëhej pa probleme. Në ditët në vijim pritet të ketë përsëri reshje dëbore ndërkohë që kjo ishte fundjava e parë me dëborë për këtë dimër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: