Nga: ZONJA KATERINA

300 – 400 gr llukanik, 4 pite, 1 qepë, 1 spec, 2-3 domate, 3 lgj vaj ulliri, 1 lugë spec të kuq, Kripë, piper, majdanoz, Djathë të verdhë

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën fillimisht dhe më pas specin. Shtojmë pas 2-3 minutave llukanikun të grirë në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë më pas domatet, kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe e leme derisa të lidhet salca. Në fund shtojmë majdanoz të freskët.

Në një tavë vendosim pitet dhe shtojmë salcën e përgatitur, e hapim mirë tek pitet, e spërkasim salcën me djathë të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10-15 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: