Nga: ZONJA KATERINA

400 sallam Fiks (Si Qëmoti), 10 speca (të kuqe dhe jeshile), 2-3 kokrra domate, 1 lç sheqer, 1 thelpi hudhër, 4 lgj vaj ulliri
½ gotë ujë, Kripë, kokrra piperi të shtypur

Presim sallamin në feta 1 cm. Pastrojmë specat nga farat dhe i presim në shirita për së gjati. Vendosim paralelisht në sobë dy tiganë. Në njërin hedhim 1 lugë vaj tek tjetri 2 lugë vaj. Në tiganin ku kemi 1 lugë vaj vendosim sallamin ndërsa tek tigani tjetër vendosim specat duke i mbuluar me kapak. I skuqim lehtë specat nga të dy anët gjthashtu dhe llukanikun.

I bashkojmë më pas në një tigan të vetëm ku shtojmë hudhrën e grirë hollë, kripën, piperin kokërr të shtypur, domaten dhe sheqerin. I kaurdisim të gjithë se bashku për 2-3 minuta, më pas shtojmë pak ujë dhe 1 lugë vaj ulliri, e mbulojmë gatimin me kapak dhe e lemë në temperaturë mesatare derisa të lidhet salca.
(er.cu/vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb