Nga: ZONJA KATERINA


200-300 sallam Fiks (Si Qëmoti)
500 gr spinaq
3-4 patate të zjera
2-3 lgj vaj ulliri
1 lgj mustardë
1 limon
Kripë, piper


Në një tigan kaurdisim sallamin /llukanikun e prerë në feta, shtojmë më pas patatet e zjera të cilat i kemi prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe spinaqin të cilin e lemë vetëm 1-2 minuta të zbutet. Mustardën e trazojmë me pak vaj, lëng limoni, kripë dhe piper dhe e shtojmë tek gatimi të cilin e kemi gati menjëherë për ta servirur të ngrohtë shoqëruar sipas dëshirës dhe me pak oriz.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)