Demokratët Euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha kanë reaguar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë lidhur me vulën dhe logon e PD-së.

Demokratët Euroatlantikë përmes një deklarate shprehen se mospranimi i kërkesës për pezullim, s’është rrëzim i rekursit.

“Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit.

Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb