Këngëtarja e njohur nga Kosova Eliza Hoxha është ndaluar për disa orë në kufirin serb në Merdare për shkak të një logoje të UÇK.

Policia serbe ka ushtruar kontroll të imtësishëm në objektet që Hoxha mbante me vete, pasi është nisur për një ekspozitë në Serbi. Një fotografi e Eliza Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj kanë kaluar në sitë.

Eliza ok (2)

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Eliza ok (1)

Koha Ditore raporton se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen nëse ka ndonjë flamur të Kosovës por ndërkohë janë zbritur të gjithë udhëtarët dhe bagazhet e tyre po kontrollohen nga policia kufitare.

Eliza 2

Eliza 3

Eliza 4

Eliza 5

Eliza 6

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb