Në podcastin Edu Vision në News24, ishte e pranishme pedagogia e Universitetit “Luarasi”, Ertiola Lugji. Ajo ka rrëfyer historinë e saj personale që e kanë shtyrë për t’u marrë me logopedinë, për të cilën tha se është një degë e re në Shqipëri, e hapur në 2008.

Si pedagoge e brendshme në Universitetin Luarasi, Lugji ka vlerësuar së tepërmi kërkimin apo hulumtimin shkencor, çka në anën tjetër e ndihmon atë që në praktikë si logopedë, të ushtrojë profesionin e saj.


“Në momentin që unë ofroj një temë të re për studentët e mi e kam shumë më të lehtë duke u sjellë raste konkrete, kuptohet duke ruajtur identitetin e pacientëve të mi, por në anën tjetër ia bëj më të lehtë studentëve.

Në Universitetin Luarasi, stafi akademik nxitet më shumë në pjesën e kërkimit shkencor dhe kjo më ka bërë që të hulumtoj edhe më shumë në fushën e logopedisë. Kjo më ndihmon mua që në punën praktike si logopede të aplikoj zhvillimet e reja në këtë fushë”, tha ajo.

Whatsapp Image 2024 09 09 At 20.01.23
Whatsapp Image 2024 09 09 At 20.01.23

Duke sqaruar se çfarë është Logopedia, Lugji tha se ajo është fusha që merret me problemet e komunikimit, problemet e të folurit dhe gjuhës, sikundër është një specialist edhe në problemin e gëlltitjes.

Lugji tha se disa nga çrregullimet më të shumta në rastet e të folurit, janë ato të gjuhës ekspresive dhe të të kuptuarit e gjuhës, për artikulimet, por janë edhe ato me natyrë neurologjike, pra kur kemi dëmtim të zonave neurologjike.

Duke folur për rolin e një logopedi për identifikimin e problematikave, pedagogia e brendshme e Universitetit Luarasi, tha se zakonisht këto probleme shoqërohen me trysni psiko-emocionale, duke shkaktuar ndjenja pasigurie, ankth, mund të ndjehen të ndarë apo të veçuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Whatsapp Image 2024 09 09 At 20.01.37
Whatsapp Image 2024 09 09 At 20.01.37

Lidhur me rolin e teknologjisë dhe ndikimin në fushën e Logopedisë, ajo tha se implementimi i saj po bëhet në mënyrë shumë të shpejtë.
Ajo tha se gjatë kohës së Covid teknologjia ndihmoi shumë mes pacientit dhe logopedit, duke mos ndërprerë komunikimin.

Lugji tha se janë krijuar aplikacione, që në vetvete janë ushtrime, që terapisti ia vë në dispozicion pacientit dhe mund t’i përdorë në kushtet e shtëpisë.

Ajo tha se roli i logopedit është i pazëvendësueshëm pavarësisht zhvillimit të teknologjive.

“Në logopedi ekzistojnë disa keqinterpretime, por logopedi është një specialist që ndjek nga moshat pediatrike deri në moshat e treta. Shumica e logopedëve që operojnë në Shqipëri merren me pacientët e moshës pediatrike, por në fakt logopedi merret me të gjitha grupmoshat.

Përshembull ne merremi me rastet kur një pacient mund të ketë pasur ndërhyrje për shkak të një sëmundjeje tumorale dhe të ketë humbur artikulimin, pra të folurin. Ne punojmë me këto raste”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb