Gili dhe djali i saj Redoni, ndalën rrugëtimin e tyre në Big Brother VIP Albania 4 vetëm pak kohë pasi iu bashkuan formatit.
Në ‘prime’, në cilësinë e të ftuarve, Gili dhe Redoni, kanë dhënë arsyet e largimit të tyre nga shtëpia.
Gili: Falenderoj produksionin që më ka mundësuar një kujtim jetësor, të isha në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Të gjitha komentet ishin superlative, jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur.
Redoni: Së pari, jam falenderues ndaj produksionit, jam ndjerë si të isha pjesë e familjes. E dyta, i kërkoj ndjesë njerëzve, familjarëve, produksionit dhe banorëve aty brenda që u larguam në mënyrë të ftohtë. Mendova se ishte mënyra më e mirë, se po t’i takoja, do vazhdoja të rrija aty brenda. Unë erdha për një lojë të thjeshtë me debate, lojëra, pranë nënës. Por, pashë që loja agravoi shumë shpejt. E pashë që debatet po shkonin drejt dhunës fizike. Fakti që isha me nënën, më bëri të mendoj që nuk është vendi i duhur.