Euro 2024 nuk ka hyrë ende në fazën e nxehtë, me skuadrat e mëdha që kanë zgjedhur që të mos e nisin me “marshin e pestë”, duke zgjedhur kështu të kualifikohen duke mos shpenzuar shumë energji. Për këto çështje dhe shumë të tjera, ishte i ftuar në “Euro 24” në News 24, trajneri i njohur, Mirel Josa.

“Ky europian nuk është nën nivel. Të gjitha ekipet rreshtohen mirë dhe i kundërvihen kundërshtarëve. Ne nuk duhet të shikojmë emrat e kundërshtarëve, po të shikojmë emrat dhe vlerat e tyre, do bëjmë gabime. Po shikojmë Anglinë që është ekipi më i shtrenjtë, e çfarë po bën në kampionat. Gjithçka varet nga mënyra sesi interpretohet loja në fushë” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb