Një lojë e re që ka përfshirë edhe vipat po pushton rrjetet sociale. Si do të jetë fytyra juaj kur të plakeni. Kjo është e mundur falë FaceApp, një aplikacion që mund ta gjeni në App Store dhe Google Play Store.

Falë teknologjisë së Inteligjencës Artificiale transformimi digital do të jetë shumë real. Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin mjafton një foto dhe në pak klikime mund të modifikoni foton tuaj.

Edhe personazhet e famshëm janë përfshirë nga kjo lojë, që është bërë virale. ‘Kemi zhvilluar një teknologji të re që shfrytëzon rrjetet nervore për të modifikuar në mënyrë reale foto’, ka shpjeguar themeluesi dhe Ceo i TechCrunch Yaroslav Goncharov.

Dyshime ka në lidhje me privatësinë e atyre që e përdorin këtë aplikacion.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb