Ashtu siç pritej, presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua popullit të tij me një deklaratë, mëngjesin e sotëm, pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Dorëheqja e Haradinajt, sipas Vuçiç ka prapavijë politike dhe se e ka bërë për të rritur popullaritetin. Vuçiç thotë se Serbia duhet të reagojë me qetësi, maturi dhe pa eufori sepse siç thotë ai, nuk ka arsye për festë.

“Jeta e serbëve në Kosovë pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë dhe urrejtja ndaj tyre është edhe më e madhe”-tha Vuçiç në fillim të fjalës së sotme për qytetarët e Serbisë, duke shtuar se të gjitha faktet dhe pasojat e këtij akti po shqyrtohen.


Ai shtoi se Haradinaj do të kthehet nga Gjykata Speciale si fitimtar, edhe më i fortë dhe më popullor para zgjedhjeve të ardhshme në Kosovës.


Etiketa: