Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një konference për mediat tha se Presidenca gjithmonë i është përmbajtur Kushtetutës së vendit. Meta tha se presidenca gjithmonë ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me KED.

Meta hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të KED. Ai më tej tha se institucioni i KED ka dërguar te presidenca disa emra që janë paracaktuar. Sipas presidentit, të gjitha këto janë lojëra për të kapur institucionin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë gjithë këtij procesi kemi qenë në një marrëdhënie zyrtare me KED. Nuk janë bërë publike këto marrëdhënie, sepse nuk do donim t’i bënim. Presidenti i Republikës ka qenë shembull i bashkëpunimit i marrëdhënieve tona zyrtare me KED dhe qëndrimeve tona të shprehura në mbledhje të KED, të cilat as janë zbardhur dhe është tepër e rëndë, ku janë njoftuar edhe zyrtarë të Avokatit të Popullit. Gjithmonë i ëstë kërkuar KED që të marrë masa për garantimin e listave, që në çdo vend të kemi 3 kandidatë së paku.

Kemi situatë ku të gjithë kandidatët janë thuajse të përcaktuar. Kjo do të thotë se nuk ka praktikisht zgjedhje. Kryetari i KED ka bërë veprime antikushtetuese. Presidenti ka komunikuar me KED që herët, por ka komunikuar edhe me parlamentin. Ne nuk kemi dashur te jemi në situatë ngërçi. KED e ka vënë presidentin në situatë të vështirë. Presidenca nuk është njësoj si parlamenti. Në parlament përgjegjësia është kolektive, kurse në Presidencë vetëm presidenti merr përgjegjësi, andaj kam treguar kujdes. Nuk donim aspak krizë institucionale. Këto janë lojëra për të kapur Gjykatën Kushtetuese”, tha Meta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb