Analisti Roland Lami i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se palët politike në Shqipëri nuk e duan reformën në drejtësi.

Lami deklaroi se në thelb nuk ka një vullnet për të ngritur Gjykatën Kushtetuese nga palët, por po ashtu edhe nga presidenti.

“Në thelb nuk ka vullnet për të ngritur Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se të gjitha palët nuk kanë vullnet, por edhe presidenti i Republikës. Unë e shoh lojë për të bllokuar Kushtetuesen. Kjo sepse nuk duhet reforma në drejtës”, tha Lami.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb