Kryeministri Edi Rama deklaroi se 95 për qind e atyre qe kanë luajtur baste deri tani, pasi 1 janarit të vitit të ardhshëm nuk do të kenë më mundësi për të luajtur.

Teksa ka folur në “Dritare” në News 24, Rama theksoi faktin se për lojërat e fatit on-line do të kenë një fazë të dytë  vlerësimi ku do të ketë  rregulla përkatëse.

“Tek online  është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se në mandatin e parë nuk kishte mazhorancën për të marrë masat e duhura. Sipas Ramës, kompanitë e basteve kanë lobim shumë të fiqishëm edhe mbi deputetët dhe për mediat përmes reklamave.

“Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët  dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb