Kosova vazhdon që të shkëlqejë në disiplinën e xhudos. Diçka të tillë, xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi e konfirmuar edhe në startin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Pasi fitoi kundër xhudistes indoneziane, Maryam March Maharani dhe kapi çerekfinalen, tashmë shqiptarja e ka kaluar edhe atë fazë.

Krasniqi është zyrtarisht në gjysmëfinale. 28 vjeçarja ia doli që të fitonte kundër xhudistes nga Izraeli, Gefen Primo. Tashmë, Krasniqi është vetëm një hap larg finales së madhe, ku do të siguronte medalje olimpike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb