Duket se te Partizani po humb tradita e vitëve të fundit për të furnizuar ekipet përfaqësuese me lojtarë të ekipeve kombëtare. Në grumbullimin e fundit, i vetmi i thirrur ishte Gjergji Kote. Mesfushori u thirr nga trajneri Alban Bushi te Shpresat, por një dëmtim ia preu gjithçka në mes dhe mesfushori u kthye te Partizani.
Bintsuka në këtë pauzë nuk ka pasur ndeshje për shkak se kombëtarja e Kongos është dënuar nga FIFA. Me siguri në vitet e fundit ky ka qenë grumbullimi më i varfër i Partizanit sa i përket lojtarëve të thirrur nga Kombëtaret.
Deri vjet lojtarë si Hadroj, Buxhelaj, Preka apo edhe Zeka ishin pjesë e përfaqësueseve të para apo U-21. Selektorët duket se nuk janë bindur nga lojtarët e “Demave”, që në janar u përballën me largime të rëndësishme. Nga të larguarit, në Kombëtare u thirr Andi Hadroj.