Lionel Messi, pavarësisht viteve që kalojnë, mbetet lideri i Argjentinës.  Futbollisti  i kësaj kombëtarje, Rodrigo De Paul, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar mbështetjen e tij për sulmuesin.

“Messi është kapiteni i anijes në kombëtaren e Argjentinës. Gjithçka që bëjmë është për të, e bëjmë me kënaqësi. Ne duam që ai të jetë gjithmonë në faqen e parë të të gjitha gazetave dhe ne shtyjmë nga pas”, – tha ai.

Messi numëron 187 ndeshje për Argjentinën, ku ka shënuar plot 109 gola. Gjithashtu, “pleshti” ka kontribuar edhe për skuadrën e të rinjve,

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb