Arsenali mundi 3-0 Real Madrid, në ndeshjen e parë të Champions. Lojtari i Gunners, Partey u shpreh se i bindur se anglezët mund të fitojnë edhe ndeshjen e kthimit.
“Mendoj se nuk do të jetë diçka ndryshe nga ndeshja e kaluar. Thjesht duhet të jemi të sigurt me topin dhe të përpiqemi të luajmë lojën tonë”.
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në Madrid. Duhet të shkojmë atje me mentalitetin për të fituar. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje”- tha Partey.