Jamal Musiala, si çdo sezon, mbetet protagonist te Bayern Munchen. Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2026 me këtë klub dhe rreth çështjes së të ardhmes, ai ka folur në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Diskutimet janë duke vazhduar, nuk mund të them asgjë më shumë për këtë. Vendimi duket se nuk është ende i afërt. Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Për mua është qëllimi të argëtohem, të punoj, të vazhdoj të përmirësohem. Shpresoj të fitoj ndeshje dhe të fitoj tituj”, tha Musiala.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb