Bayern dhe Alfonso Davies i kanë idetë e qarta për të ardhmen.  Mbrojtësi do të duhet të presë edhe një vit për t’u larguar nga bavarezët. Lojtari ka rënë dakord me klubin për respektimin e kontratës deri në fund (Qershor 2025), më pas, Davies do të dalë lojtar i lirë.

Shkak për këtë vendim janë bërë pretendimet e larta të Bayern, plot 50 milionë euro kërkohen për kartonin e tij, shifër kjo që konsiderohet tejet e lartë.

Anësori nuk është pajtuar as me rinovimin e kontratës, gjermanët i propozuan  një pagë vjetore prej 14 milionë euro neto në sezon, por dëshira e Davies për të ndërruar mjedis është e madhe dhe kjo i inkurajoi disi  drejtuesit e klubit gjerman.Futbollisti kanadez ka luajtur 29 ndeshje edicionin e kaluar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb