Bryan Cristante, mesfushori i Italisë, ka analizuar në kanalet e UEFA-s humbjen 1-0 ndaj Spanjës.

“Ata luajtën shumë më mirë se ne, ata e merituan fitoren. Ne nuk arritëm të dilnim asnjëherë në lojën tonë. Ata dominuan, por Spanja është gjithmonë kështu.

Mund të kishim menaxhuar më mirë disa kundërsulme për të krijuar mundësi, nuk e bëmë këtë dhe rezultati e shpërbleu Spanjën” – tha Cristante.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb