Nuno Mendes, lojtari i Portugalisë doli në konferencë para ndeshjes me Francës.

Të them të vërtetën, Kylian nuk do të luajë në krahun tim. Por nëse do të guxojë të sulmojë në krahun tim, unë do të jem gati.

Stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh, të gjithë jemi përgatitur shumë mirë për takimin me Francën.

Do të bëjmë të pamundurën për t’i kufizuar pikat e tyre të forta, gjithashtu duam të luajmë futbollin tonë.

E kemi të qartë se na pret një sfidë e komplikuar. Gjithsesi, unë e njoh mirë Mbappenë dhe do të bëj çmos për ta ndaluar” – tha ai.

(J.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb